• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fatos Krasniqi rikthehet me ambicie shumë serioze

24/06/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin e kaluar, Fatos Krasniqi ishte ndër garuesit më të vlerësuar nga njohësit e automobilizmit të Kosovës.

Por, rrugëtimi i tij i shkëlqyeshëm u ndërpre në garën e Brezovicës, ku pati një aksident mjaft serioz, i cili për fat të mirë kaloi vetëm me dëme materiale.

Në garën e mbajtur më 27 e 28 korrik, Toosi të shtunën pati paraqitje fantastike, madje arriti rezultat rekord, por të dielën gjërat nuk shkuan mirë.

Pavarësisht kësaj, ai u rikthye shpejt dhe me pjesëmarrje në garat në Molika e Zym arriti të shpallet kampion në klasën e tij.

Gjithsesi, sivjet ai është edhe më i përgatitur dhe sivjet synon rezultate më të mira.

“Jam i gatshëm për kampionatin e sivjetmë dhe do të marrë pjesë jo vetëm në garat vendore, por edhe në disa ndërkombëtare. Do të garoj në Klasën 4 PF5 me veturën Honda Civic 1600 ccm. Edhe pse jam me veturë 1600 ccm, do të garoj në një konkurrencë tejet të fortë me vetura 2000 ccm e më shumë”, ka thënë Krasniqi.

Toosi shprehet shumë falënderues për të gjithë ata që e ndihmuan të përgatisë veturën pas dëmeve që i pati në vitin e kaluar.

“Jam shumë mirënjohës dhe falënderues për të gjithë shokët dhe kolegët që më ndihmuan. Në veçanti e falënderoj garuesin më të fortë të Evropës, Liridon Kalenderin, i cili më ndihmoi ta rregulloj veturën ashtu siç është më së miri.

Për dallim nga vitet e kaluara, kur kisha veturë të thjeshtë, por edhe atëherë ia dola të jem i pari, sivjet kam të përgatitur për gara, prandaj jam optimist se do të arrij rezultate të mira si në rrafshin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, është shprehur optimist anëtari i AK SHAM Prizreni D&G.

Sfida e tij e parë do të jetë gara në Kullë, e cila mbahet në këtë fundjavë.

Next Post

Oklahoma shkruan historinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.