• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Faza e eliminimit direkt nis me derbin e zjarrtë brazilian

28/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Faza me eliminim direkt e Kupës së Botës për Klube 2025 nis sot në orën 18:00 me një përballje tepër të zjarrtë, ku Botafogo sfidon Palmeiras në “Lincoln Financial Stadium” të Filadelfias, në një derbi brazilian që premton spektakël.

Palmeiras shihet si favorit për kualifikim, falë një grupi më të kompletuar dhe përvojës së lartë në skenën ndërkombëtare, por Botafogo mbërrin në këtë përballje me moral të lartë, pasi nuk ka pësuar humbje në pesë takimet e fundit zyrtare ndaj rivalëve nga Sao Paulo.

Kjo ndeshje do të jetë vetëm hera e dytë në historinë e Kupës së Botës për Klube që dy skuadra braziliane përballen në këtë kompeticion, pas finales së edicionit të vitit 2000 ku Corinthians dhe Vasco da Gama luftuan për trofeun në formatin e vjetër.

Të dyja skuadrat kanë qenë rivale të forta në kampionatin “Brasileirão Serie A 2024”, ndërsa sezonin e kaluar u përplasën në çerekfinalet e Copa Libertadores – me Botafogon që triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Ky derbi pritet të sjellë emocion dhe futboll cilësor, mes dy ekipeve që synojnë lavdinë në arenën botërore.

Next Post

Pogba te Monaco, kontratë deri në vitin 2027

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.