Tuesday, 10. November 2026
Sport

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

GS 10/11/2026 1 Min. Lesezeit

Betim Fazliji është ftuar nga trajneri Franco Foda në grumbullimin e Kosovës pas mungesave në mbrojtje dhe u paraqit në stërvitjen e sotme.

Pas stërvitjes, Fazliji foli për kamerat e FFK-së, duke u shprehur shumë i lumtur që është ftuar.

“Jam shumë i lumtur që m’ka thirrë kombëtarja. Jam krenar, gjithçka është e madhe kur vi këtu me mbështetë kombin tonë dhe mezi pres të luajë”, tha Fazliji.

Ai herën e fundit ishte pjesë e Kosovës në grumbullimin e muajit qershor.

“Stërvitja shkoi shumë mirë, ekipi në super formë. Të gjithë jemi të lumtur dhe të motivuar. Presim një lojë shumë të mirë kundër Izraelit si vendas në stadiumin Fadil Vokrri”, u shpreh Fazliji

Kosova këtë muaj iuan dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, fillimisht me Izraelin dhe pastaj me Irlandën.

Teilen: