• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fazliu: Ballkani dhe Drita nuk kanë kundërshtarë të pakalueshëm

14/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani dhe Drita i zhvillojnë nesër ndeshjet kthyese në Conference League.

Të dy skuadrat pësuan humbje në ndeshjet e para të xhiros së tretë kualifikuese të këtij kompeticioni.

Skuadra e Dritës humbi me rezultat 1 me 0 nga Auda në Letoni, kurse Ballkani u mposht 0 me 1 nga Larne në ‘Fadil Vokrri’.

Të dy skuadrat duhet të përmbysin rezultatin dhe të kualifikohen në ‘Play-Off’, atje ku më pas do të ishin shumë afër grupeve.

Ndeshja mes Dritës dhe Auda zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kurse ajo mes Larne dhe Ballkanit fillon në ora 21:00, në stadiumin ‘Inver Park’.

Njëri ndër futbollistët më të mirë që ka luajtur në futbollin kosovar, Astrit Fazliu mendon se të dy skuadrat kanë gjasa për të kaluar tutje, por që e sheh Dritën si pak më të avantazhuar pasi që e luan ndeshjen kthyese në Kosovë.

“Mundësinë e kanë të dyja skuadrat për të kaluar tutje, sepse kanë kundërshtarë që janë të kalueshëm, pavarësisht se kanë rezultate të pafavorshme nga ndeshjet e para. Drita ndoshta ka përparësi më të madhe për shkak se luan si vendas, ndërsa Ballkani udhëton si mysafir. Të dy skuadrat kanë përvojë dhe kjo besoj se ndihmon shumë. Shpresoj që të dyja të kalojnë tutje”, deklaroi Fazliu.

/GazetaBlic Sport/

Next Post

Fundi i një cikli, Brozoviç i jep lamtumirën Kroacisë në mënyrën e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.