Saturday, 23. May 2026
Sport

FBK-ja konfirmon dorëheqjen e Hadarit nga Kosova

GS 08/10/2024 1 Min. Lesezeit

Një ditë pas largimit nga KB Peja, Rami Hadar është larguar edhe nga Kombëtarja e Kosovës.

Largimin e trajnerit izraelit nga “Dardanët” e ka konfirmuar edhe Federata e Basketbollit të Kosovës, me anë të një njoftimi të martën.

Në fakt, FBK-ja ka bërë të ditur se Hadar ka dhënë dorëheqje nga posti i selektorit, ku ishte i angazhuar prej prej muajit maj të vitit të shkuar.

Në gjashtë ndeshje nën drejtimin e Hadarit, Kosova ka regjistruar tri fitore dhe po aq humbje.

Bordi i federatës ka pranuar dorëheqjen e Hadarit, të cilin e ka falënderuar Hadarin për angazhimin e tij te Kosova dhe i ka dëshiruar suksese në karrierë.

Pas largimit të Hadarit, FBK-ja ka bërë të ditur se tashmë ka filluar negociatat me trajnerët potencial për ta zëvendësuar izraelitin në postin e selektorit dhe emërimi i selektorit të ri pritet të bëhet së shpejti.

Kosova muajin tjetër i luan dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2027, ku do të përballet me Zvicrën dhe Danimarkën.

Teilen: