• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​FBK organizoi Forumin “Safeguarding the Future”: Prezantimi i politikave mbrojtëse

18/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka organizuar Forumin Safeguarding the future – lansimi i politikave të mbrojtjes në basketboll.

Në këtë forum është bërë prezantimi zyrtar i politikave të mbrojtjes të hartuara në kuadër të projektit “Safeguarding the Future” që shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më të sigurt dhe gjithëpërfshirës në sport.

Në fjalën hapëse kanë folur Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, duke folur për rëndësinë e këtij Forumi, por edhe rëndësinë e këtij projekti shumë të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës.

Më pas në Panelin e parë është diskutuar për “Roli i institucioneve në zbatimin e Politikave Mbrojtëse”, ku kanë folur Arben Fetahu, Fidan Shatri, Drejtor ekzekutiv në Agjencinë e Sportit/Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Mimika Dobroshi – Koordinatore e Zyrës së Erasmus+ për Kosovën dhe Elvira Dushku – Koordinatore e Projektit dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës të Basketbollit të Kosovës.

Në Panelin e dytë është diskutuar “Zëri i komunitetit të basketbollit”, ku kanë folur Albert Sylejmani – Trajner, Besjana Martinaj – Basketbolliste, KBF Prishtina dhe Mirsad Aliu – Prind.

Elvira Dushku ka bërë prezantimin prej 13 dokumentesh të politikave të mbrojtjes, në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet e FIBA-s.

Gjithashtu është bërë Prezantimi i SPOC dhe Platformës së raportimit anonim nga Vlora Braha – Zyrtare për Integritet në FBK.

Më pas ka pasur diskutime të ndryshme nga të pranishmit, duke shënuar edhe fundin e këtij Forumi.

Në kuadër të projektit Erasmus+ “Safeguarding the Future”, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë dhe partnerët nga Estonia, Bullgaria dhe Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK), ka zhvilluar dhe miratuar një paketë të plotë prej 13 dokumentesh të politikave të mbrojtjes, në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet e FIBA-s.

Ky proces 30 mujor (janar 2023 – qershor 2025) është zhvilluar me qëllim të garantimit të sigurisë, respektit dhe mirëqenies për të gjithë pjesëmarrësit në sportin e basketbollit: fëmijët, të rinjtë, trajnerët, zyrtarët, prindërit dhe komunitetin më të gjerë sportiv.

Next Post

Kurti takohet me Amir Rrahmanin, e falënderon për përfaqësimin e denjë të Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.