Federata e Basketbollit të Kosovës sot ka shpallur laureatët e vitit 2023.
Klubi më i mirë në Kosovë u shpall Peja, derisa në kategorinë e femrave këtë titull e fitoi KB Bashkimi, shkruan lajmi.net.
Peja këtë vit ka fituar titullin e dhe pati paraqitje të mira edhe në arenën ndërkombëtare.
Drilon Hajrizi është përzgjedhur basketbollisti i vitit në Kosovë për vitin 2023.
Driloni edhe edicionin 2023/24 e ka nisur me sukses, ku me Trepçën e kanë fituar Superkupën e Kosovës.
Ai me Trepçën vitin e kaluar e fitoi Kupën e Kosovës, Superkupën Mbarëkombëtare, arriti në finale të Superligës.
Basketbollistja më e mirë për këtë vit u shpall Arbnore Përquku. /Lajmi.net/