• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FC Ballkani kurorëzohet me titullin e kampionit në Superligën U21

28/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Ballkanit U21 është kurorëzuar me titullin e kampionit në Superligën U21.

Pas ndeshjes së xhiros së 26-të kundër Ferizajt, të cilën suharekasit e fituan 3:2 u mbajt ceremonia e shpalljes së kampionit në këtë kategori.

Trofeun dhe medaljet për kampionët U21 i ndanë Ismajl Ajeti, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe Agron Shosholli, administrator i garave.

Ndërkohë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka përgëzuar klubin portokallezi për suksesin e arritur përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

“Përgëzime për ekipin U21 të FC Ballkanit për shpalljen kampion në Superligën e Kosovës për këtë grupmoshë, pas një edicioni të jashtëzakonshëm dhe me paraqitje të qëndrueshme në çdo ndeshje.

Kjo arritje pa dyshim është rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit profesional të trajnerëve dhe stafit, si dhe disiplinës e talentit të futbollistëve të rinj, të cilët dëshmuan pjekuri dhe ambicie të madhe gjatë gjithë kampionatit.

Ky sukses jo vetëm që kurorëzon një sezon të shkëlqyer për FC Ballkanin U21, por njëkohësisht konfirmon edhe përkushtimin e klubit në rritjen dhe zhvillimin e gjeneratave të reja”, ka shkruar Ademi.

Ai ka rikujtuar se Federata e Futbollit e Kosovës e riafirmon përkushtimin e saj për të mbështetur zhvillimin e futbollit të grupmoshave, si bazë për një të ardhme të ndritur për futbollin tonë.

Next Post

Banjaja: Markez është i fortë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.