• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FC Ferizaj i drejtohet dashamirëve të qytetit me rrethinë

11/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ferizaj synon tre pikë që të mbajë hapin në luftë për vend të tretë që e shpie në garat evropiane.

Mobilizimi është i madh në qytetin e Ferizajt ku sot pritet një numër i madh i shikuesve në stadiumin prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj, në përballje me Ballkanin e Therandës.

“Një fundjavë e nxehtë na pret si vendas, ku jemi nikoqir të FC Ballkanit. Duke filluar nga ora 16:00, në Stadiumin e Qytetit, arenën tonë, e presim skuadrën nga Suhareka. 

Andaj, duke marrë për bazë rëndësinë e ndeshjes, i madh dhe i vogël duhet të marrë rrugë për në Stadium, që të përkrahë djelmoshat tonë. 

Thërrisni të afërmit e njoftoni gjithësecilin, që Ferizaj sot e zhvillon njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në dekadën e fundit. Jemi afër, na duheni më shumë se kurrë. 

Me UJQIT në njërën anë dhe përkrahësit e tjerë, ne jemi të bindur që pikët e plota do të mbesin në qytetin e të pamposhturve, në Ferizaj. 

FC Ferizaj – FC Ballkani, ora 16:00, ejani e mos e ndalni këngën e brohoritjet. Ju jeni motivi ynë kryesor, ne luajmë për ju!”, njofton FC Ferizaj.

Ferizaj mban vendin e katërt me 49 pikë sa ka edhe Malisheva në të tretin.

Next Post

Barça dhe Reali në shifra dhe formacionet e mundshme, 9 pikë në favor dhe kundër para “derbit”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.