Sot Federata e futbollit Shqiptar në Gjermani mbajti turneun në futsall.
Hapjen solemne e bëri kryetari FFSHGJ, Ruzhdi Statovci.
“Për hapjen e këtij aktiviteti sportiv pati shumë përfaqësues nga gjitha anët.
Shumë bashkadhetar dhe qytetarë të ulur rreth fushës,me entuziazëm përcollën ndeshjet e finales,ku Ekipet fituese morën medaljet e kupat e arta.
FC Kosova Düsseldorf e.V. i rrëmbeu të gjitha sukseset.
Kapiteni Shyqeri Alili – lojtari më i mirë 2023/24.
Astrit Hyseni lojtar i vitit.
Fatlum Ahmeti – lojtari më i mirë i turneut.
Muhamed Karma i ri dhe më i mirë (golashënues).
Trajneri i vitit 2024 u zgjodh Petrit Rushiti.
Federata e futbollit Shqiptar në Gjermani shpall FC Kosova Düsseldorf, klubi më i mirë në mërgatë.
Federata e futbollit Shqiptar në Gjermani shpall presidentin e FC Kosovës Bujar Neziri – punëtori më i madh sportiv në Diasporë.
Në këtë turne pati shumë futbollistë të talentuar.
Një eveniment tradional në Mërgatë”, ka shkruar Muhamet Vila.