• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FC Prishtina ankohet: U ndalëm drejt fitores

03/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtina nuk ka arritur më shumë se një barazim (0:0) ndaj Dritës së Gjilanit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina ankohet se është dëmtuar në tri raste dhe iu është mohuar fitorja.

“Finalisti përcaktohet pas dy javësh!

]Me shumë mungesa, me tre debutues titullar, e para e Igball Jasharit nga fillimi i ndeshjes, mbrojtësi Andi Veliqi nga U21, portieri Altin Gjokaj dhe jo që nuk u mposhtëm, por sërish me tre raste diskutabile (u anulua penalltia e akorduar 6 dhe goli i realizuar 24′), sidomos rasti i penalltisë që nuk u gjykua për ne (76’), u ndalëm drejt fitores. 

Prishtina pati iniciativë, pati raste shënimi, por raste shënimi pati edhe Drita, kryesisht me kundërzbritje të shpejta dhe mjaft të rrezikshme, por portierin e ri Gjokaj nuk e trembën. 

Futbollistët prishtinas dhe publiku i saj mund të ndahen të kënaqur me përformancën e treguar, duke parë rrethanat, treguan karakter dhe dëshirë të madhe për t’u inkuadruar në finale pa u trembur fare as nga mungesat e shumta dhe as nga ndarja e drejtësisë.

Kurse me inkuadrimin i Albin Krasniqit, përfundimisht u pa që futbollisti në fjalë ka lënë lëndimin mbrapa dhe tani e tutje mundet më shumë t’i ndihmoj skuadrës. 

Bardhekaltërve iu munguan shkak lëndimit dy qendërmbrojtësit, Useini e Sinani, kapiteni Pefqeli, portieri Kolaj, ndërsa shkak kartonëve portieri Nika, Hyseni dhe Gallapeni. 

Ndeshjen e radhës e zhvillojmë të dielën në Drenas në kuadër të javës së 28 të Albi Mall Superligës, për të vijuar me ndeshjen me Gjilanin në Lipjan në javën 29 dhe më 17 prill udhëtojmë për ndeshjen e dytë gjysmëfinale, përcaktuese për finale dhe njërin prej rrugës që na dërgon në Evropë.

Gjokaj – Bytyqi, Limani, Veliqi, Muja – Gashi, Islami, Hamiti – Jashari (Olivier 62’), Uka (Krasniqi 72’), Kryeziu (Murturi 88’)”, shkruan në faqen e FC Prishtina.

Next Post

Arsenali u jep leksion rivalëve në Angli, “topçinjtë” kanë faturën e pestë më të shtrenjtë të rrogave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.