Monday, 13. April 2026
Sport

FC Prishtina – FC Ballkani, publikohen formacionet zyrtare

GS 08/10/2023 1 Min. Lesezeit

Java e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës përfundon sot me një ndeshje shumë interesante.

Dueli kryesor do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00 ku Prishtina pret Ballkanin.

  

Kryeqytetasit kanë pesë ndeshje pa fitore dhe synojnë t’i shkaktojnë humbjen e parë Ballkanit.

Ndërkohë kampioni në fuqi i Kosovës kërkon vazhdimësi ku ende nuk dinë për humbje këtë sezon.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare

FC Prishtina: Nika, Islami, Hyseni, Kryeziu, Kryeziu, Krasniqi, Muja, Sinani, Bytyqi, Hamiti, Useini, Blesa.

FC Ballkani: Koliçi, Kuc, Thaqi, Dellova, Halili, Zyba, Potoku, Limaj, Gripshi, Berisha, Kryeziu. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: