• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FC Prishtina me vizitë në Nigeri

10/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesit e FC Prishtina, Mentor Zhdrella dhe Ilir Aliu, kanë zhvilluar një vizitë pune njëjavore në Nigeri, ku kanë realizuar takime të shumta me përfaqësues të klubeve dhe akademive të futbollit lokal.

Një nga momentet kryesore të kësaj vizite ishte bashkëpunimi me “Unique Futbol Academy”, e njohur si një nga akademitë më të mira në Nigeri për zhvillimin e lojtarëve të rinj. Kjo akademi udhëhiqet nga Diego Martins dhe partneri i tij Jelil Oladimeji, të cilët janë gjithashtu organizatorë të “Scouting Tournament” një ngjarje e njohur në futbollin nigerian dhe një nga turnetë më të njohur të skautimit në Afrikë.

Ky turne mbledh talentet më premtuese të futbollit të ri nigerian, duke u dhënë atyre mundësinë të shfaqin aftësitë e tyre përpara skautëve dhe përfaqësuesve të klubeve nga pesë kontinente. Gjatë qëndrimit në Nigeri, Martins dhe Oladimeji ishin mikpritësit e zyrtarëve të FC Prishtina, duke ofruar bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje në të gjitha aktivitetet e vizitës.

Delegacioni i FC Prishtina ka ndjekur nga afër disa ndeshje dhe seanca stërvitore, me qëllim identifikimin e lojtarëve të talentuar që në të ardhmen mund t’i bashkohen ekipit tonë.

Kjo iniciativë është pjesë e strategjisë afatgjatë të FC Prishtina për krijimin e marrëdhënieve të reja ndërkombëtare, veçanërisht me vendet afrikane që njihen si vatra të talenteve të futbollit botëror.

Next Post

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pranë vendimit për të ndaluar femrat transgjinore në garat e femrave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.