Skuadra e FC Prishtinës ka marrë një “email” nga Federata e Futbollit të Kosovës, ku iu është kërkuar të mos luajë ndeshjet e para në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkak i dëmtimit të fushës.
Drejtori i FC Prishtinës, Artan Osmani potencon se ata janë gati të mos luajnë që fusha të mirëmbahet për takimet e kombëtares, megjithatë sipas tij as Ballkani nuk duhet të luajë në “Fadil Vokrri”.
“Është koha që edhe Komuna e Prishtinës të inkuadrohet në këtë temë, po shihet tashmë botërisht që FFK nuk është në gjendje me miërmbajtë këtë stadium, është veç t’u u shkatërru”, tha fillimisht Osmani për ‘GazetaBlic Sport’.
“Aksionarët japin me qindra mijëra euro, teksa ai tjetri vjen me një vendim me tri rreshta dhe thotë se s’ki me lujtë. Po krijohet një klimë tejet negative dhe kjo do të reflektohet te të gjitha klubet. Ne i paguajmë 60 punëtorë në muaj si klub, ndërkohë çohet një grup total të papërgjegjshëm dhe ta pamundëson me gjeneru të hyra, ta pamundëson me ia siguru pagat njerëzve që i kanë për mbijetesë”, vazhdoi Osmani.
“Është kriju njëfar irritimi i përgjithshëm i tifozëve dhe i klubit. Shpresojë që edhe qytetarët kanë me reagu se nuk mund të lejojnë më kështu”.
Ja intervista e plotë: