• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FC Prizreni bën histori! Bekim Bakaj falënderon të gjithë 

01/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prizreni së bashku me Tefik Çangën e Tërnit janë anëtarë të rinj të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Prizreni e ka festuar suksesin e madh që ka shënuar gjatë këtij edicioni.

Skuadra e Prizrenit është kampion i Ligës së Dytë me 72 pikë. 

Ky sukses është arritur falë punës së të gjithëve.

Ky klub synon të arrijë rezultate të lakmueshme edhe në Ligën e Parë. 

“Me zemër plot krenari dhe emocione të papërshkrueshme, drejtori klubit FC Prizreni Bekim Bakaj falënderon të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm.  Lojtarët tanë të përkushtuar, kryesinë dhe stafin teknik, sponsorët besnikë, tifozët e mrekullueshëm, si dhe Kuvendin Komunal të Prizrenit për përkrahjen e vazhdueshme!

Në një kohë shumë të shkurtër që nga themelimi, klubi ynë arriti të shkruajë histori duke siguruar ngjitjen në Ligën e Parë të Kosovës, një sukses i jashtëzakonshëm që është fryt i punës së palodhshme dhe përkushtimit të përbashkët.
FC Prizreni nuk ndalet këtu!

Në ditët në vijim, klubi do të kalojë në një proces të riorganizimit të plotë, me qëllim që të jemi sa më të përgatitur për sfidat e Ligës së Parë – një nivel shumë më i lartë dhe më konkurrues.

Po ashtu, klubi do të punojë intensivisht në përforcimin e skuadrës me prurje të reja cilësore, që do të ndihmojnë në ruajtjen dhe ngritjen e performancës së ekipit tonë në këtë kapitull të ri.

Me përkrahjen tuaj, gjithçka është e mundur!

Bashkë vazhdojmë të shkruajmë historinë e qytetit tonë!”,  shkruan në faqen e klubit.

Next Post

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.