• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FC Shkupi: Jemi tepër të shqetësuar me këtë vendim 

08/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FC Shkupi ka reaguar deri te Komisioni i referëve pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, lidhur me delegimin e arbitrave për ndeshjen e së shtunës kundër Vardarit.

“Komisioni në fjalë për arbitër kryesor ka vendosur Igor Stoçevskin, bashkë me ndihmësit e tij Dejan Kostadinov dhe Goce Petreski.

Neve si klub jemi tepër të shqetësuar me këtë vendim, kjo pasi i njëjti arbitër është në listën e arbitrave të pa dëshiruar të skuadrës tonë.

Për këtë është informuar edhe vetë Komisioni që kohë më parë, dhe i njëjti nuk na ka referuar plotë një vit e gjysmë.

Ndaj pyesim publikisht, pse pikërisht ndaj Vardarit, një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për ne, në skenë del sërish emri i Igor Stojçevskit.

Kërkojmë nga Komisioni i arbitrave që të ruaj standardin e deritanishëm dhe të zëvendësojë atë me një arbitër me renome dhe autoritet, pasi ndeshjet mes Vardarit dhe FC Shkupit gjithnjë kanë qenë festë për taborret e të dyja skuadrave.

Vendimi ynë për arbitrin është i qartë. Mund të themi se është një fatkeqësi e madhe për ata që gjykojnë në vendin tonë”, ka reaguar FC Shkupi.

Next Post

Mbappe pranon se nuk është i lumtur në Real Madrid dhe nuk i pëlqen stili i lojës së Ancelottit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.