• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FC Shkupi U11 kalon grupet në turneun në Kushadasi

18/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një super lajm na vjen nga Turqia, aty ku djelmoshat e ri të FC Shkupit të udhëhequr nga Alisa Vishi, në konkurrencë të skuadrave të mëdha turke arritën të sigurojnë një vend për në fazën e dytë, atë eliminuese, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi që ishte në grup të njëjtë me Fenerbahçen, Menemenspor, Bandirmagücü dhe Smyrana Atletik, ja arriti qëllimit që të zë vendin e dytë në grup me 7 pikë, derisa Fenerbahçe u ndal në pozitën e parë me 12 pikë.

Pas disfatës 0:3 nga gjigandët e Fenerbahçes, djelmoshat e ri të FC Shkupit mundën ekipin e Menemenspor (2:1) dhe Bandirmagücü (4:0), derisa barazuan 1:1 me Smyrana Atletik.

Dy fitore, një barazim dhe një disfatë, u mundësoi atyre kualifikimin për në ndeshjet çerekfinale, aty ku do të luajnë edhe Galatasaray, Fenerbahçe, Menemenspor, Goztepe, Bashakshehir, Altay dhe Bursaspor.

Mbetet të shihet se kush do të jetë kundërshtari i FC Shkupit në këtë fazë, derisa i kënaqur me këtë arritje është ndarë edhe trajneri Alisa Vishi:

“Për ne si skuadër që për herë të parë po marrim pjesë në një turne kaq të fuqishëm, është shumë me rëndëi kalimi në fazën eliminuese.

Vërtetë nuk e kemi pritur një gjë të tillë, mirëpo falë talentëve që kemi në skuadër në fund i’a dolëm.

Jemi shumë krenar me këtë arritje, pavarësisht rezultatit, apo rezultateve në vijim”.

Next Post

Prandelli: Askush tjetër në Serie A nuk ka aq shumë “shigjeta” sa Interi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.