• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FC Struga Trim Lum përballet me Besën

17/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fillimit të sezonit me fitore, Struga Trim Lum është gati edhe për një fitore tjetër në kampionat, këtë herë ndaj Besës së Dobërdollit…

Struga është gati për të mirëpritur të dielën edhe Besën e Dobërdollit në stadiumin e qytetit, teksa skuadra e Qatip Osmanit shihet të jetë e uritur për të regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi, pas asaj ndaj Tikveshit në sezonin e ri.

“Do të jetë kjo ndeshja e parë zyrtare ndaj skuadrës nga Dobërdolli, që për herë të parë po luan në elitën e futbollit vendor.

Atmosfera në skuadër është në nivelin e duhur, ndërsa javën që lamë pas skuadra përveç që ka kryer me përpikmëri seancat stërvitore, të njëjtën e ka shfrytëzuar edhe për relaks, duke shijuar bukuritë e Strugës dhe liqenit.

Drejtësinë në ndeshjen e së dielës do ta ndajë Stojançe Trpçevski nga Kavadari, ndërsa treshja tjetër e arbitrëve nga vijnë nga Kërçova, me asistentin e parë Kushtrim Lika, të dytin Davor Cvetanoski dhe ndihmësin Aleksandar Grujoski.

Në ndeshjen e javës së kaluar kundër Tikveshit, trajneri Qatip Osmani, ju dha mundësinë 8 prej gjithsej 9 blerjeve të reja gjatë merkatos së verës. I vetmi që nuk debutoi ishte portieri Hristijan Stevkovski.

Lidhur me transferimet e reja, trajneri Osmani kishte thënë: “Në këtë periudhë dy muajshe sa jemi bashkë, mund të them se e kanë gjetur veten, mirëpo disave prej tyre mendoj se ju duhet edhe pak kohë në aspektin e njoftimit të ekipit, me njoftimin e individit, ashtu që shpresojmë se edhe ata shumë shpejtë do vinë në shprehje dhe se do të kontribuojnë për skuadrën”.

Edhe në ndeshjen e së dielës, nuk pritet të ketë shumë ndryshime në formacion, kjo falë buletinit mjekësor të skuadrës, që nuk njeh ndonjë futbollistë të dëmtuar, por gëzon fakti që nuk kemi as edhe futbollistë të pezulluar”, njofton FC Struga Trim Lum.

Next Post

LIVE XHENOA-INTER/ Starton Seria A! Zikaltrit duan të mbrojnë fronin që i solli yllin e dytë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.