• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FC Suhareka mbetet pa president

24/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rrustam Aliaj ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit te FC Suhareka, ekip që bën gara në Superligën e Kosovës në futboll.

Aliaj dorëheqjen e ka zyrtarizuar të martën në “Facebook”, duke bërë të ditur edhe arsyet e tij.

Ai ka shkruar se këtë vendim të menduar gjatë dhe mirë, e ka marrë me mendim të mirë për të ardhmen e klubit, duke shtuar se ishte nder që të jetë pjesë e tij.

Aliaj ka thënë se ka kaluar moment të mrekullueshme me Suharekën dhe ka thënë se klubin po e lë në pozitë stabile në Superligë, por edhe Kupën e Kosovës, garë në të cilën është kualifikuar në 1/8 e finales.

“Megjithatë, besoj se tani është momenti i duhur për një ndryshim dhe për t’i hapur rrugë energjive të reja që mund ta çojnë klubin në nivele edhe më të larta. Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjithë ju që keni qenë pjesë e këtij rrugëtimi: lojtarët për përkushtimin dhe punën e palodhshme, stafin për profesionalizmin e treguar dhe tifozët tanë të jashtëzakonshëm për mbështetjen e tyre të pandërprerë”, ka shkruar ndër të tjera Aliaj.

Ai ka thënë se përkundër largimit, do të mbetet mbështetës i zjarrtë I FC Suharekës, ekip që I ka dëshiruar suksese në të ardhmen.

Skuadra e Suharekës që këtë sezon po debuton në elitën e futbollit kosovar, stinorin vjeshtor e ka përfunduar në pozitën e pestë në tabelë.

Next Post

Tottenham, Postecoglu jep alarmin: Kemi nevojë për përforcime

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.