Friday, 22. May 2026
Sport

FC Suhareka zyrtarizon Josën

GS 13/03/2025 1 Min. Lesezeit

Të mërkurën e largua nga Vëllaznimi për t’u prezantuar një ditë më vonë te skuadra e Suharekës, qën bën gara në Superligën e Kosovës në futboll.

Bëhet fjalë për trajnerin nga Shqipëria, Mirel Josa, i cili është prezantuar te skuadra që këtë sezon po debuton në Superligë.

Në përshkrimin e klubit nga Suhareka, thuhet se përvoja e madhe e Josës në futbollin shqiptar, do të sjell stabilitet dhe suksese në ekip.

Josa e njeh elitën e futbollit shqiptar, pasi në të shkuarën ka qenë trajner i Prishtinës.

Në anën tjetër, Josa është trajneri i tretë këtë sezon pas Shpëtim Duros e Qëndrim Kidës.

Aktualisht, Suhareka zë vendin e tetë në Superligë me 29 pikë të mbledhura, ndërsa Josa në krye të ekipit do të debutoj të dielën kundër Llapit.

 

Teilen: