A mund të nënshkruhen shtatë futbollistë për pesë milionë euro për një klub elitar?! Përgjigja është e qartë. A mund të nënshkruhet me një futbollist të madh që luan pothuajse në çdo pozicion në fushë për pesë milionë euro?E pamundur, fjalë për fjalë. Vetëm nëse fati iu ofron një diamant. Dhe ky është ai që Reali i Madridi gjeti kur nënshkroi me mesfushorin Federiko Valverde në vitin 2016, kur uruguaiani luante në kampionatin e Amerikës së Jugut për U17. Ai u bashkua me ekipin e të rinjve të Realit (Kastilja), ku qëndroi vetëm për një sezon përpara se të huazohej te Deportivo La Korunja në sezonin 2017-18. Huazimi në “Riazor” nuk ishte aq i suksesshëm sa kishte shpresuar Madridi, ndaj ai u kthye në klubin e bardhë, sepse Zinedin Zidan ishte “i dashuruar” me të.
Shtatë vjet më vonë, Valverde është një nga pjesët më të rëndësishme të Realit të Madridit të Karlo Ançelotit, me uruguaianin që është gur themeli i ekipit të tij. Në qendër të vëmendjes janë katër të parët (Bellingam, Vinicius, Mbape e Rodrigo), por është Fede ai që është gjithmonë aty për të mbuluar çdo boshllëk. Në Mançester, kundër Sitit, me Lukas Vaskez të dëmtuar, numri 8 ishte mbrojtësi i djathtë, një pozicion që nuk është i çuditshëm për të, pasi ka luajtur në 9 ndeshje me fanellën e bardhë në këtë pozicion.
Gjithmonë në situata emergjente, siç e përcaktoi vetë Ançeloti para vizitës në “Etihad”. “Pas Karvahal dhe Lukas Vaskez, për mua Valverde është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë”, komentoi trajneri i Madridit disa muaj më parë. Paraqitja e tij kundër Sitit vërtetoi çdo fjalë të italianit. Krahu i djathtë nuk mban sekrete për Valverden, i cili ka luajtur edhe si anësor në atë krah. Numri 8 ka veshur fanellën teorike 7 në 32 raste nga ai pozicion, ai i dha Viniciusit asistimin për golin që certifikoi Champions-in numër 14 në pranverën e vitit 2022 kundër Liverpulit në Paris. Sidoqoftë, Valverde është një mesfushor, as një lojtar krahu dhe as një mbrojtës.
Dhe pikërisht në këtë pozicion ai është kthyer në një nga futbollistët më të spikaturit në pozicionin e tij, deri në atë pikë sa pesë milionë eurot që ai kushtoi në 2016-ën kanë shkuar në 130 milionë sot sipas vlerësimit të “Transfermarkt”. Në realitet, është i paçmuar, sepse Valverde është gjithashtu i aftë të kryejë funksione të ndryshme në mesfushë. Ai mund të jetë një mesfushor i brendshëm, një “strumbullar”, një mesfushor sulmues ose një mesfushor qendror, pozicioni i tij i preferuar, në të cilin ai ka zhvilluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Madrid. Në total, deri në shtatë pozicione të ndryshme për numrin 8 të Madridit, një futbollist 7 në 1.
PANORAMASPORT.AL