• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Federata braziliane konfirmon Dorivalin në stolin e “Seleçaos”

09/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Eliminimi i Brazilit përballë Uruguait, pas lotarisë së penalltive në çerekfinalet e Kupës së Amerikës, ka hapur shumë diskutime mbi seriozitetin dhe kompaktësinë e “Seleçaos”. Dhe kjo, pasi skena që brazilianët lanë teksa përgatiteshin që të godisnin penalltitë ishte thjesht e çmendur.

1720342801617_d1263e1c-8319-469c-a299-e8e70575acac

Futbollistët u mblodhën mes tyre dhe lanë mënjanë trajnerin Dorival Zhunjor, duke vendosur ata radhën dhe gjithçka për planin e goditjes së penalltive. Madje, edhe në momentin që tekniku u “Seleçaos” u përpoq që të futej në mes të grupit, ai u injorua dhe në fund eliminimi ngriti shumë dritëhije, nëse figura e Dorivalit është e respektuar apo jo nga liderët e kombëtares 5 herë kampione bote.

Gjithsesi, ndoshta për të shuar në fakt edhe këtë jehonë të shëmtuar që ngriti kjo ngjarje, dje Federata Braziliane e Futbollit ka vendosur që të konfirmojë në krye të skuadrës Dorival Zhunjor, i cili do të jetë ai që do të udhëheqë “Seleçaon” është për eliminatoret e Botërorit 2026. “Pas dy muajsh nis fushata e eliminatoreve për Botërorin e ardhshëm dhe ne jemi një projekt të cilin duam që ta vazhdojmë përpara me Dorivalin. Pa dyshim që në ditët në vazhdim do të ketë disa biseda më të gjata dhe të zgjeruara për të kuptuar, mësuar, ndryshuar e punuar në mënyrën e duhur. Mes shtatorit dhe nëntorit na prej 6 ndeshje shumë të rëndësishme dhe në stol për Brazilin do të jetë Dorival Zhunjos, askush tjetër.

Ai dhe stafi i tij janë shumë të ndërgjegjshëm për gjithçka kanë bërë deri më sot dhe pas bisedës së parë të bërë kuptova se ata e kanë pranuar dhe kuptuar gabimin e bërë në Kupën e Amerikës dhe do të ndërmarrin rrugën e duhur në vazhdim. Edhe ne si federata jemi të bindur mbi cilësitë e teknikut tonë”, u shpreh dje presidenti i federatës, Ednaldo Rodrigues.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Do ta lija në stol”, ish-mesfushori i Francës: Mbappe nuk është i denjë për të qenë kapiten

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.