• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Federata e Futbollit të Kosovës e zyrtarizon ndërprerjen e bashkëpunimit me Giressen

20/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FFK-ja e zyrtarizon ndërprerjen e bashkëpunimit me Giressen.

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur t’i ndajë rrugët me selektorin e deritashëm, Alain Giresse.

Trajneri francez e pati sot një takim me krerët e futbollit kosovar në zyrat e FFK-së, ku edhe iu kumtua vendimi i ndarjes me të, ndërsa FFK-ja tha se ndarja ndodhi me vendim të përbashkët, ndërsa u paralajmëruan ndryshime edhe në ekipin kombëtar, shkruan Gazeta Express.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2). Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar”, shkruan në vendimin e Federatës.

Fatale për Giresse ishte humbja shokuese nga Bjellorusia, e pësuar mbrëmë në Hungari, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Më saktësisht, dështimet e njëpasnjëshme të “Dardanëve” në këtë kampanjë eliminatore u akumuluan dhe e shtynë FFK-në ta marrë vendimin për t’u ndarë me selektorin.

Kosova i ka tri barazime e një humbje në katër ndeshje të zhvilluara në Grupin I, të cilat e kanë lënë në vendin e parafundit në tabelë me tri pikë dhe me shumë pak gjasa, mos të themi pa gjasa, për ta realizuar ëndrrën – kualifikimin në Euro 2024.

Next Post

Njësoj si Lukaku, De Vrij refuzon milionat nga Arabia për të qëndruar tek Interi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.