Ekipi i Maqedonisë në hendboll sonte në Celje do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër kombëtares së Sllovenisë.
Federata e Hendbollit ka kërkuar shtyrje, por nuk është miratuar nga Federata Evropiane e Hendbollit EHF.
Me këtë, ndeshja e sonte do të fillojë me një minutë heshtje, ndërsa hendbollistët tanë do të mbajnë vija të zeza në fanellat e tyre.