• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Federata e pezullon për 10 muaj, Tonali “shpreson” për minuta në sfidën ndaj Wolves

27/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasditen e së enjtes, që sapo lamë pas, Federata Italiane e Futbollit pezulloi zyrtarisht mesfushorin, Sandro Tonali, për 10 muaj nga çdo aktivitet sportiv, për përfshirjen në bastet sportive, mirëpo ekziston mundësia që 23-vjeçari të zbresë në fushë, në përballjen e kësaj fundjave, ndaj Wolves, në Premier League.

Lajmin e dha trajneri i “bardhezinjve”, Eddie Howe, i cili gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes tha se deri tani në klub nuk ka ardhur asnjë dokument pezullimi dhe se lojtari është stërvitur rregullisht dhe mund të luajë titullar ndaj Wolves.

“Tonali është stërvitur rregullisht dhe do të jetë me skuadrën për ndeshjen me Wolves. Deri tani në klub nuk ka ardhur asnjë dokument pezullimi dhe ai mbetet në planet e mia, ndaj mund të luajë edhe nga minuta e parë”,- u shpreh Howe.

Ndërkaq, kujtojmë se mesfushori italian kishte luajtur baste sportive në platforma ilegale, diçka e ndaluar për futbollistët dhe pas zbulimit të skandalit, pranoi të bashkëpunojë, duke u pezulluar për 10 muaj dhe humbur kështu edhe Euro 2024, nëse Italia do t’ia dalë të sigurojë një biletë. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Hamilton beson se më shumë makina duhet të kontrollohen pas garave të F1

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.