Tuesday, 18. August 2026
Sport

Federata e Shahut e Kosovës, organizon Kampionatin individual evropian

GS 22/01/2025 1 Min. Lesezeit

Federatës së Shahut të Kosovës i është besuar organizimi i Kampionatit Individual Evropian për vitin 2025, në disiplinat e shahut rapid dhe blic.

Kjo ngjarje do të sjellë në Prishtinë, mjeshtrit më të mirë të shahut nga e mbarë Evropa. Kampionati është paraparë të mbahet në muajin nëntor.

KOK përgëzon federatën për marrjen e këtij organizimi, i cili përveç se do të shërbejë në masivizimin e këtij sporti në Kosovë, do të jetë mundësi e mirë edhe e promovimit të vendit tonë.

Teilen: