Monday, 18. May 2026
Sport

Federata e Xhudos e Kosovës po i trajnon pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës

GS 23/10/2023 1 Min. Lesezeit

Federata e Xhudos e Kosovës njofton se kanë vazhduar me fazën e dytë të trajnimit të pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë të Kosovës.

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, po mbahet trajnimi i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë të Kosovës (FSK) për xhudo.

Ky trajnerin ka për qellim avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtje.

“Ky program është një hap i rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të FSK-së përmes njohurive dhe shkathtësive të fituara nga sporti i xhudos”, shkruhet në njoftim nga Federata e Xhudos e Kosovës. /Lajmi.net/

 

Teilen: