• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Federata ka një kandidat të fortë për ta zëvendësuar por ngurron

12/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Angleze ende nuk ka hartuar një listë të ngushtë të kandidatëve për të zëvendësuar Garet Sauthgejtin, pavarësisht pasigurisë mbi pozicionin e menaxherit përtej “Euro 2024”.

Skenari ideal për FA është që Anglia të ketë një turne të suksesshëm dhe Sauthgejt të zgjasë marrëveshjen e tij aktuale, e cila skadon në fund të vitit. Por nëse Anglia dështon në Gjermani,

Sauthgejt do të vihej nën presion të konsiderueshëm nga tifozët për t’u larguar.

Dhe ndërsa FA do të preferonte të binte dakord për kushte të reja me trajnerin për ta mbajtur atë në stol edhe për Kupën e Botës 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA, ata e dinë që 53-vjeçari mund të dëshirojë të vazhdojë karrierën në një tjetër pozicion.

Burimet e FA kanë treguar se angazhimi i tyre ndaj Sauthgejtit mbetet i fortë dhe bordi nuk dëshiron të ndërmarrë hapa drejt identifikimit të pasuesit të mundshëm të tij derisa ai të jetë në këtë pozicion. Sauthgejt do ta diskutojë të ardhmen e tij me shefin ekzekutiv të FA, Mark Bullingham, pas “Euro 2024”, kohë në të cilën duhet të kishte dalë një tablo më e qartë.

Ka pak kandidatë për ta zëvendësuar Sauthgejtin për momentin, ndërsa emri i Edi Haut të Njukasëllit përflitet se ka admirues në FA.

Next Post

Kushtrim Mushica komenton shanset e Shqipërisë në Europian: Nëse e kalon grupin, do të jetë edhe më e frikshme pastaj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.