• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Federata pranon kontaktet me trajnerin, Gjermania merr me “qira” ish-in e Bajernit deri në “Euro 2024”

20/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Julian Nagelsman është trajneri më i ri i përfaqësueses gjermane, sipas dy mediumeve më prestigjioze si “Kicker” dhe “Bild”. Për t’i ardhur në ndihmë këtij lajmi, i ka dhënë vulën federata vendëse, e cila e ka pranuar se janë në bisedime të avancuara me teknikun 36-vjeçar.

NAGELSMAN

Në prononcimin e shkurtër për “SID”, presidenti i DFB-së (Federata Gjermane e Futbollit) tha se dialogu me Julianin është në rrugë të mbarë: “Ne jemi në kontakte me Nagelsmanin dhe gjithçka po shkon mirë. Ditë në vijim do të japin panoramë më të plotë”, shtoi Bernd Nojendorf.

Por sipas dy mediumeve të mësipërme del në dritë një detaj që ka qarkulluar këto ditë në kontinentin e vjetër, konkretisht kontratë deri në përfundim të Kampionatit Europian “Euro 2024”.

Gjermania në këtë linjë do të firmosë me ish-trajnerin e Bajernit si zgjedhje e përkohshme, me qëllim konkretizimin e një turneu pozitiv, aq më tepër kur ata janë në petkun e organizatorëve. Para dy ditësh u tha se Nagelsman ishte në dyshim të këtij propozimi.

Hansi Flik u shkarkua nga posti i trajnerit te “pancerat” pas serisë negative në rezultate e lojë, duke e ndërprerë bashkëpunimin me 58- vjeçarin. Edhe pse Hansi i mori “frerët” e kombëtares në një moment të vështirë, ai nuk ia doli të mbante frymë shpresëdhënëse në ekip, aq sa detyroi federatën të merrte masën drastike, shkarkimin pas disfatës në miqësoren ndaj Japonisë me shifrat 1-4.

Aktualisht Nagelsman duhet të ndërpresë kontratën me kampionët e Bajernit, e cila rezulton deri në vitin 2026. Julian nënshkroi me bavarezët në verën e vitit 2021, çka i detyroi ata të shpenzonin 25 milionë euro në financat e “demave” të Lajpcigut. Kur u cek çështja e shpërblimit të klubit për çdo palë të interesuar ndaj ish-trajnerit, Uli Hënes tha se në rastin e përfaqësueses do të “shuhej” si tarifë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zyrtare: Polonia e prezanton zëvendësuesin e Santosit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.