• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Federata Shqiptare e Mundjes sjell në Tiranë Europianin e vitit 2026

02/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përveç rezultateve të mëdha në tapet, Shqipëria është shndërruar gjatë viteve të fundit në një vend kyç për mundjen ndërkombëtare, duke pritur evenimentet më madhore të këtij sporti.

Kështu, pas disa organizimeve si Kampionati Botëror U-23, Botërori për peshat joolimpike, Europiani U-23, Turneu Ndërkombëtar i përvitshëm “Muhamet Malo”, apo Kongresi Botëror Zgjedhor, në vendin tonë vjen një tjetër aktivitet madhor.

Bëhet fjalë për Kampionatin Europian për të rritur, kompeticion që do të zhvillohet më datat 20-26 prill 2026.

Lajmin e ka dhënë vetë Federata Shqiptare e Mundjes, duke njoftuar marrjen e këtij organizimi historik, që për herë të parë vjen në Tiranë.

“Një tjetër arritje e madhe për Federatën Shqiptare të Mundjes! Jemi krenarë t’ju njoftojmë se Federata Botërore na ka besuar organizimin e një prej eventeve më prestigjioze në sportin e mundjes, Kampionatin Europian për të Rritur. Ky është një hap historik për sportin tonë, një mundësi për të treguar vlerat, pasionin dhe përkushtimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Faleminderit të gjithëve që na mbështesin në këtë rrugëtim”, shkruhet në komunikatën e Federatës Shqiptare të Mundjes.

Kujtojmë që në verën e vitit të kaluar Shqipëria shkroi historinë pikërisht me sportin e mundjes, duke fituar medaljet e para olimpike.

Next Post

Ndeshja Serbi-Shqipëri, Shakohoxha: Beogradi s’i mban dot nën kontroll huliganët e vet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.