• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fëler dhe Lëv, mesazh Mynihut: Kujdes për rinovimet me veteranët!

19/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rudi Fëler e sheh diskutimin për të ardhmen e Tomas Myler në Mynih si një “problem luksi”. E ardhmja e Tomas Myler, Leroi Sane dhe Serzh Gnabrit te Bajerni vazhdon të “pushtojë” ata që janë përgjegjës. Ndërsa Myler dhe Sane janë pa kontratë në fund të sezonit, Gnabri është ende i lidhur me klubin deri në vitin 2026.

Screenshot 2025-03-19 150637

Drejtori sportiv i Gjermanisë, Rudi Fëler, dhe ish-trajneri i kombëtares, Jokim Lëv, kanë folur tani për “Welt-TV” rreth çështjes aktuale të personelit. Joakim Lëv theksoi rëndësinë e Tomas Myler për ekipin e Bajernit:

“Tomas është i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes, ka një temperaturë tjetër kur ai është atje. Ai është një motivues i jashtëzakonshëm dhe mund të frymëzojë ekipin, edhe nëse nuk luan më aq shpesh”. Myler, i cili tashmë është 35 vjeç, ka festuar suksese të shumta me klubin bavarez, duke përfshirë dymbëdhjetë tituj të ligës dhe dy tituj të Champions.

Lëv theksoi se fituesi i Kupës së Botës 2014 vazhdon të luajë një rol qendror në ekip, pavarësisht moshës së tij të shtyrë dhe daljes në pension të mundshëm. Megjithatë, për Fëlerin, çështja e së ardhmes së Mylerit nuk është një shqetësim, por një “problem luksi”. 64-vjeçari shpjegoi: “Lojtarët që ne po diskutojmë janë të mirë absolut, ende duke performuar mirë. Megjithatë, klubi nga Mynihu mund të duhet të shtrëngojë pak rripin, gjë që mund të çojë në ndarje”, e mbylli Fëler.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dardanët mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.