• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fenerbahçe akuzon trajnerin e Galatasarayt për “aktrim”

04/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbolli në Turqi po vazhdon të dhurojë skena të çuditshme, teksa Fenerbahce i ka dalë në mbrojtje Jose Mourinhos pavarësisht se portugezi e kapi për hunde trajnerin rival.

Ish-trajneri i Real Madridit, Manchester United dhe Chelsesat, e kapi për hunde trajnerin e Galatasarayt, Okan Buruk, pasi u mposhtën me rezultat 2-1 në Kupën e Turqisë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Fenerbahce pretendon se ishte faji i Buruk dhe aktrimi i tij ishte diçka karakteristike, para se të thonë se ai veproi sikur të ishte qëlluar.

“Burak pati guximin të bënte disa veprime mosrespektuese pasi kaloi kordonin e policisë. Pasi trajneri ynë i preku hundën në përgjigje ndaj këtyre provokimeve, personi në fjalë e hodhi veten në tokë në një veprim të ekzagjeruar”.

“Deklaratat dhe veprimet mosrespektuese të këtij personi, i cili profesionalisht u hodh në tokë me një refleks të pabesueshëm, si vazhdimësi e këtij plani pas provokimeve të tepruara, janë të regjistruara me pamje”.

“Është e qartë se pamjet e këtij personi që hidhet në tokë datojnë që nga karriera e tij futbollistike dhe kanë vazhduar edhe në karrierën e tij si trajner dhe se ky qëndrim është një qëndrim karakteristik”.

“Është e qartë se vlerësimi i provokimeve të shëmtuara dhe asaj që ndodhi më pas nuk duhet të jetë i njëanshëm, por duhet të bazohet në një marrëdhënie shkak-pasojë”, thuhej në njoftimin e Fenerbahces.

Next Post

Ruben Amorim injoron krahasimet me Sir Alex Ferguson

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.