• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fenerbahçe hedh dorashkën e sfidës për titull kampion

07/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madrid, dy humbje në 48 orë në Stamboll.

Fenerbahçe fitoi përballë Real Madrid 78-67 duke konsoliduar vendin e dytë dhe duke vërtetuar se këtë sezon ka skuadër për titull kampion.

Perioda e parë nisi me një vështirësi të lehtë në shënim teksa koshi i parë për Fenerbahcen do të vinte pas 4 minutash, ndërsa koshi i parë për madrilenët erdhi pas 5 minutash.

Ndeshja ishte tejet e ekuilibruar në fillim teksa perioda e parë përfundoi 16-16 .

Perioda e dytë vijoi e barabartë deri sa shifrat shënonin 28-28 e më pas Fenerbahce me disa kosha radhazi dhe anasjelltas Real Madrid me 5 sulme radhazi të humbura, bëri që skuadra turke të shkëputej 40-28.

Chus Mateo, trajneri madrilenëve do vinte në dukje gjuajtet e sakta të Fenerbahces për 3 pikë dhe agresivitetin fizik si arsye kryesore për mos ecurinë e mirë në pjesën e parë. Në periodën e tretë spanjollët me Sergi Llull dhe Facundo Campazzo gjejnë një farë ekuilibri, diferenca ulet deri në 6 pikë.

Por në momentet më kyçe, madrileneve i mungonin dy gjuajtësit kryesorë, Hezonja dhe Musa ku kroati ishte i dënuar me një ndeshje, ndërsa boshanjaku i dëmtuar. Në periodën e katërt, Fenerbace kthehet tek sulmi fluid dhe trepikëshat me disa gjuajtës të ndryshëm.

Në të kundërt për Real Madrid, përveç mungesave por edhe mos përshtatja ende e dy lojtarëve që kanë zbarkuar nga NBA ndikoi në fund. Me këtë fitore, Fenerbahce qëndron në vend të dytë dhe i afrohet me një fitore Olimpiakosit kryesues, ndërsa Real Madrid që para një jave ishte në vend të 6-të, tani zbret në vend të 11-të. Real Madrid u mund dy ditë më parë po në Stamboll nga Efes, ndërsa këtë sezon Fenerbahce e mundi të dy herët që luajtën kundër.

Next Post

Gjoka pas fitores ndaj Dinamos: Do më interesonte më shumë trepikëshi në kampionat që na iku në fund

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.