Tuesday, 10. March 2026
Futboll

Fenerbahçe nuk heq dorë nga Fisnik Asllani

GS 10/03/2026 2 Min. Lesezeit

Klubi turk Fenerbahçe vijon përpjekjet për të transferuar sulmuesin kosovar Fisnik Asllani, aktualisht pjesë e ekipit gjerman Hoffenheim. Sipas mediave sportive, drejtuesit e skuadrës nga Stambolli janë të vendosur që ta forcojnë sulmin gjatë afatit kalimtar veror dhe e shohin Asllanin si një nga prioritetet kryesore.

Raportimet e fundit tregojnë se për shërbimet e 23-vjeçarit janë të interesuar edhe klube të Ligës Premier, përfshirë Chelsea, si dhe disa ekipe të tjera evropiane, duke e bërë këtë transferim një objektiv shumë të kërkuar në treg.

Megjithatë, Fenerbahçe shpreson të jetë konkurrent serioz dhe të bindë Hoffenheim që të pranojë ofertën e tyre. Sipas mediave gjermane, klubi i Bundesligës kërkon rreth 30 milionë euro, një shifër që pasqyron performancën premtuese të lojtarit këtë sezon dhe interesimin e klubeve të mëdha.

Fisnik Asllani ka shkëlqyer këtë sezon te Hoffenheim, duke realizuar 9 gola dhe dhuruar 8 asistime26 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke u bërë një prej lojtarëve më të spikatur të ekipit gjerman.

Ky transferim mund të jetë një lëvizje kyçe për Fenerbahçen, e cila nuk heq dorë nga ambicia për të forcuar sulmin dhe për të rivalizuar më fuqishëm në sezonin e ardhshëm.

Teilen: