Wednesday, 25. February 2026
Sport

Fenerbahçe nuk heq dorë nga Muriqi

GS 25/02/2026 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi po kalon formë jetëse te Mallorca, skuadër kjo që po ka telashe të mëdha në La Liga të Spanjës.

Me gjithë 16 golat e kosovarit, Mallorca është vetëm e 18-ta në tabelë, pozitë kjo që në fund dërgon në kategorinë e dytë.

Mirëpo, gjasat që Muriqi të luajë në kategorinë e dytë janë fare të vogla pasi mediumet në Turqi kanë raportuar se Fenerbahçe po e monitoron me kujdes situatën e sulmuesit të Kosovës.

Nëse Mallorca bie nga liga, atëherë nuk do të ketë pengesa që sulmuesi 31-vjeçar të kthehet te gjiganti turk.

Ndërkohë, nëse Mallorca mbetet në La Liga, Fenerbahçe do të tentojë ta shfrytëzojë dëshirën e Muriqit për kthim në Stamboll për të siguruar shërbimet e tij.

Fenerbahçe e ka synuar Muriqin edhe në afatin kalimtar të janarit, por Mallorca ka refuzuar ta lirojë atë.

Muriqi për Fenerbahçen kishte luajtur vetëm në sezonin 2019/2020, duke realizuar 15 gola e pesë asistime në 32 paraqitje kampionale.

Teilen: