Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo vetëm në kampionatin turk, por edhe në arenën europiane.
Mediet turke raportojnë se së fundmi trajneri portugez ka shfaqur interes të lartë për mesfushorin e Manchester City-t, Mateo Kovacic.
Fenerbahçe synon që ta afrojë lojtarin e Pep Guardiola-s në formë huazimi, me 30-vjeçarin kroat që sezonin e fundit numëron në total 46 paraqitje me City-n, ndërsa ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 1 asist.
Fenerbahçe është shfaqur shumë ambicioze këtë merkato dhe deri më tani ka afruar sulmuesin Cenk Tosun dhe sulmuesin Allan Saint-Maximin.