Monday, 2. March 2026
Basketball

Fenerbahçe “zhyt” më thellë në krizë Realin

GS 06/12/2024 2 Min. Lesezeit

Fenerbahçe bëri surprizën e madhe duke mundur Real Madridin në kryeqytetin spanjoll 70-82, e vlefshme për javën e 14-të në Euroligë. Edhe pse konsiderohej e pamundur të ndodhte në letër, skuadra turke ja doli falë një mbrotje që siç e theksoi edhe trajneri i saj Jasikevicius, pas 10 minutave të para ndryshimi në fazën difensive bëri që të përmbysej rezultati.

Perioda e parë ishte mjaft e mirë për madrilenët teksa arritën në 10 pikë avantazh 20-10. Më tej një parcial i menjëhershëm 13-0 në favor të turqve bëri që gjithçka të kthehej në favor të miqve nga -10 ne +8.

Pjesa e parë përfundoi 32 -37 dhe u duk menjëherë që Real Madrid kishte nisur të vuante në shenim. Më tej në periodën e tretë, Fenerbahçe arrin pak nga pak me Hays të thellojë diferencën duke e çuar në dy shifra, ndërkohë që për spanjollët del në pah nervozizmi.

Perioda e katërt është më e vrullshme, fillimisht Fenerbahçe e dërgon deri në 12 pikë avantazh e më tej Real Madrid e ul në 9 pikë. Edhe pse për skuadrën nga Stambolli nuk funksionon trepikëshi, e gjejnë rrugën me kosha brenda në zonë ku çecohen Colson, Baldëin dhe Hays.

Në momentin ku spanjollët po tentonin barazimin, vjen dhe një faull i diskutueshëm, që më tej shkakton edhe protesta prej të cilave Marko Hezonja del me teknik përjashtimi.

Nga këtu e më tej Fenerbahçe nuk e kthen më kokën pas dhe e vulos fitoren me trepikëshin e Guduric dhe të Hays, i cili e mbylli me 33 pikë duke përfshirë 6 trepikësha. Me këtë fitore Fenerbahçe ngjitet në vend të dytë, ndërsa Real Madrid zbret ne vend të 13-të.

Teilen: