Wednesday, 12. August 2026
Sport

Fenerbahçe zyrtarizon Lukakun, shtohet konkurrenca për Muriqin

GS 12/08/2026 1 Min. Lesezeit

Gjiganti turk, Fenerbahçe e ka zyrtarizuar blerjen e një tjetër ylli gjatë këtij afati kalimtar.

Skuadra nga Stambolli e ka transferuar futbollistin belg, Romelu Lukaku.

Lukaku u transferua nga Napoli, ndërsa mediumet italiane e turke kanë raportuar se transferimi është kompletuar për gjashtë milionë euro.

Ardhja e Lukakut do të shtojë konkurrencën për fazën e sulmit për yllin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili gjithashtu është transferuar në Fenerbahçe gjatë kësaj vere.

Kampioni i shumëfishtë i Turqisë, gjatë këtij kampionati synon të fitojë titullin e ligës, që i mungon që nga viti 2014.

Për shkak të këtij synimi, gjatë këtij afati kalimtar ka bërë blerje të mëdha duke trasnferuar futbollistë të famshëm si Romelu Lukaku, Vedat Muriqi, Nathan Ake e Mason Greenwood.

Teilen: