Thursday, 30. April 2026
Sport

Fenomeni i del kundër Ancelotti-t: Nëse do të kishte grumbulluar Neymar-in do të kishte të tjera rezultate!

GS 25/09/2025 1 Min. Lesezeit

Grumbullimi i munguar i Neymar Jr. në kombëtaren braziliane ka futur Carlo Ancelotti-n në “syrin e ciklonit”. Rezultatet e dobta të Brazilit në Eliminatoret e Botërorit u kanë dhënë argumente kritikëve për të “sulmuar” trajnerin italian.

“Mendoj se Neymar është një lojtar vendimtar për ‘Seleção’-n. Ne nuk kemi lojtar tjetër me talentin e Neymar dhe duhet që të shpresojmë që të jetë në 100% për të na ndihmuar në Kupën e Botës. Por të ishte grumbulluar gjatë eliminatoreve do të kishim të tjera rezultate”, tha “Fenomeni”, i cili njihet për miqësinë që ka si me teknikun italian edhe sulmuesin e talentuar.

Teilen: