Wednesday, 22. April 2026
Sport

Fenomeni Lennart Karl: Në mëngjes në shkollë, pasdite shkëlqen me fanellën e Bayernit

GS 27/10/2025 1 Min. Lesezeit

Është vetëm 17 vjeç dhe tashmë është futur në historinë e Bayernit të Mynihut. Asnjë lojtar gjerman nuk ka bërë më mirë se ai në Champions League, madje edhe në Bundesligë po paraqitet shumë mirë.

Lennart Karl është fenomeni i ri i Bayernit, i destinuar të lërë gjurmë. Brenda tre ditëve, ai shënoi gol në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge si dhe në kampionat kundër Borussia M’Gladbach.

Por Lennart Kart është gjithashtu një nxënës model, i cili ndjek rregullisht në shkollë të gjitha orët e mëngjesit.

Teilen: