Sunday, 30. August 2026
Sport

‘Fenomeni’ president, Pep trajner, dyshja që do të kthejë Barzilin e madh

GS 17/11/2024 1 Min. Lesezeit

Dy emra të mëdhenj për të ringritur Brazilin. “Seleçao”, e cila është pa një titull botëror që nga vitit 2002, dëshiron absolutisht të fillojë nga e para.

Sipas asaj që raportohet nga “Sport”, do të jetë Ronaldo Fenomeni (ai që vendosi finalen e fundit), personi që ka si objektiv të rikthejë Brazilin e madh.  

Në zgjedhjet e ardhshme për president të CBF, ish-lojtari i Interit, Milani dhe Realit Madridit dëshiron të kandidojë për kreun e qeverisë së futbollit Brazilian. Zgjedhja tashmë është bërë dhe do të bëhet publike në javët në vijim.

Jo vetëm kaq. Qëllimi i Fenomenit është të bindë Pep Guardiolën të marrë drejtimin e pesë herë fituesve të Kupës së Botës.

Për momentin, trajneri katalanas mund të qëndrojë te Manchester City deri në vitin 2026, por nuk përjashtohet që me zgjedhjen e Ronaldos si president të mund të të jetë një kontakt tashmë gjatë vitit të ardhshëm.

Për momentin, janë thjesht zëra, por një gjë është e sigurt: ish-numri 9 ka vendosur të hedhë kandidaturën për president të Konfederastës Braziliane të Futbollit.

 

Teilen: