Thursday, 22. January 2026
Sport

Ferdinand udhëton në Portugali në një aeroplan “full” me tifozë të Arsenalit, i provokon paksa!

GS 20/02/2024 1 Min. Lesezeit

Rio Ferdinand udhëtoi për në Porto këtë të martë me një aeroplan të mbushur plot me tifozë të Arsenalit, rrugës për në Portugali për ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve dhe nuk i rezistoi dot një provokimi.

Komentatori tani mori celularin e rezervuar për stjuardesat në aeroplanin e Ryanair dhe foli me të gjithë aeroplanin, e nisi mirë, duke thënë se kishte qenë kënaqësi të udhëtoje me tifozët e Arsenalit, por më pas prishi gjithçka duke thënë se Bukayo Saka, “ai është një lojtar fantastik” por… “ai nuk është ende i klasit botëror, do të jetë një ditë, por nuk është ende”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Ja pamjet interesante:

Teilen: