• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ferdinand vë në dyshim të ardhmen e pesë lojtarëve të Man Utd

07/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka shprehur shqetësimet e tij për pesë lojtarë që mund të mos përshtaten në planet e Ruben Amorimit në Old Trafford.

Ferdinand ka treguar emrat që rrezikojnë të largohen nga klubi në të ardhmen e afërt, shkaku i mos-përshtatjes me skemat e trajnerit të ri portugez, Amorim.

“Unë shqetësohem nëse lojtarët që ne kemi mund të përshtaten me atë që dëshiron Amorimi”, ka thënë fillimisht Ferdinand.

“Ju shikoni Garnachon dhe shikoni Rashfordin. A mund të futen në një pozicion sulmues të brendshëm dhe a është me të vërtetë ky pozicioni që ata do të shkëlqejnë?”.

“Rasmus Hojlund. A do të jetë ai Gyokeres ynë, a do të jetë ai djali me të cilin mund të luajmë?”.

“Antony nuk e ka treguar ende këtë, Zirkzee gjithashtu”, përfundoi legjenda e Djajve të Kuq.

Ndryshe, Manchester United është momentalisht në pozitën e 13-të në Ligën Premier me 19 pikë nga 14 ndeshje.

Next Post

“Mbape është i vetëdijshëm për situatën ku ndodhemi”, Ançeloti: S’jemi në funeral, Vinicius nuk është ende gati

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.