Tuesday, 17. March 2026
Sport

Ferencvaros turpërohet

GS 20/07/2023 1 Min. Lesezeit

Tabloja e xhiros së parë kualifikuese të Champions League është kompletuar dhe nuk mungojnë rezultatet befasi.

Turp epik për Ferencvarosin e Slanislav Cherchesov, i poshtëruar në shtëpi me 0.3 nga amatorët e KI Klaksvik, kampionët e Ishujve Faroe.

Ludogorets u kualifikua duke përmbysur Ballkanin pas nokautit në ndeshjen e parë.

Ndeshja e vetme e përfunduar pas 90′ ishte mes skuadrës irlandeze Veriore të Larne dhe asaj finlandeze të HJK.​​​​​​

Rezultatet

Valmiera (Letoni) – Olimpija (Slloveni) 1-2 (e vajtjes 1-2)
Dinamo Tbilisi (Gjeorgji) – Astana (Kazakistan) 1-2 (1-1)
Ferencvaros (Hungari) – Klaksvik (Far Oer) 0-3 (0-0)
Qarabag (Azerbaixhan) – Lincoln (Gjibraltar) 4-0 (2-1)
Hesperange (Luksemburg) – Slovan Bratislava (Sllovaki) 0-2 (1-1)
Ludogorets (Bullgari) – Ballkani (Kosovë) 4-0 (0-2)
Larne (Irlande e Veriut) – HJK (Finlande) 2-2 pas shteses (0-1)

Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

Teilen: