• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ferizaj dhe Trepça ’89 në presion të madh

28/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot zhvillohet xhiro e 36-të në Superligën e Kosovës, ku luhet për mbijetesë, por edhe për vendin e katërt në renditje.

Ballkani është shpallur kampion javë më parë dhe ndeshja ndaj Gjilanit do ta ketë karakterin e miqësores dhe këtë e konfirmon edhe fakti që ekipi bardhëekuq ka udhëtuar për në Suharekë edhe pse është vendas.

Gjilani në anën tjetër e ka siguruar një vend në Ligën e Konferencës, sikurse që ka bërë edhe Drita si nënkampione.

Interesant mbetet vetëm për pozitën e katërt dhe të tetë (barazhit), të cilën aktualisht e mban Dukagjini, që udhëton te Ferizaj, e të cilëve iu duhen tri pikë për të mbijetuar.

Në garë për vendin e katërt është edhe Prishtina që udhëton te Trepça ’89. Prishtina duhet të fitojë dhe të pres humbjen e Dukagjinit për të siguruar vendin e katërt.

Në anën tjetër Trepça ’89 për të mbijetuar duhet të fitojë dhe të pres dështimin e Ferizajt.

Prishtina edhe nëse e siguron pozitën e katërt, zor se do të luajë në garat evropiane, pasi që nuk ka arritur të licencohet, por klubi më i madh në vend, do të ankohet në CAS, pasi beson që i është bërë padrejtësi nga komisioni për licencim i klubeve për garat evropiane.

Next Post

Mendilibar i “nervozuar” me paraqitjen ndaj Real Madrid: Jam i zemëruar, nga sot do të mendoj për finalen e Europa League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.