Friday, 13. March 2026
Sport

Ferizaj dhuratë tifozëve për vitin e ri, angazhimin e mesfushorit Kushtrim Shabani

GS 31/12/2025 1 Min. Lesezeit

Përmes një njoftimi në Facebook, në ditën e fundit të vitit 2025, Ferizaj ka bërë të ditur për transferimin e mesfushorit me përvojë Kushtrim Shabani.

Ish-futbollisti i Gjilanit e Llapit, mbeti lojtar i lirë pas aventurës te Llapi në sezonin e fundit.

Sipas klubit nga Ferizaj ai do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin pranveror të Superligës.

“FC Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Kushtrim Shabani.

Kushtrimi ka qenë më herët pjesë e SC Gjilanit, ndërsa së fundmi ka luajtur për KF Llapi.

Ai sjell me vete eksperiencë, stabilitet dhe cilësi në repartin e mesfushës.

I urojmë mirëseardhje Shabanit në Ferizaj dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër”, ka shkruar klubi në Facebook.

Teilen: