Friday, 15. May 2026
Sport

Ferizaj – Dukagjini, dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

GS 15/05/2026 1 Min. Lesezeit

Ferizaj dhe Dukagjini i Klinës synojnë Kupën e Kosovës, trofe që kurrë nuk e kanë fituar në histori të ekzistimit këto klube të futbollit.

Finalja e madhe po afron, luhet (më 21 maj) të enjten e javës së ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar daljen në shitje të biletave për ndeshje përmes një njoftimi në Facebook, për çmimin dhe mënyrën e blerjes së tyre.

“Finalja fillon në orën 20.00. Çmimi i biletave nga 3 në 30 euro! Veri dhe Jug – 3 euro, Lindje – 5 €, Perëndim – 10 € dhe VIP – 30 €.
Tifozët e klubit FC Ferizaj janë të vendosur në tribunën Veri (V1, V2, V3).
Tifozët e klubit KF Dukagjini janë të vendosur në tribunën Jug (J1, J2, J3)”, ka bërë të ditur FFK-ja.

Teilen: