Në ndeshjen e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, që po luhet në Ferizaj, rezultati është i barabartë pas 45 minutave të para.
Ferizaj – Gjilani, rezultati aktual është 1:1 pasi të dyja skuadrat kanë realizuar nga një gol gjatë pjesës së parë.
Gjilani avancoi me supergolin e realizuar nga kapiteni Armend Thaqi (22’) që shënoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa Ferizaj në minutën e 40-të, barazoi shifrat nëpërmjet futbollistit të huaj, Oguns.
Teilen: