Saturday, 16. May 2026
Sport

Ferizaj e Llapi fitojnë në shtëpi

GS 16/04/2025 1 Min. Lesezeit

Dy ndeshjet e luajtura të mërkurën në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll, i kanë fituar skuadrat vendase.

Ferizaj e mposhti Malishevën 1:0 kurse edhe Llapi me rezultatin identik triumfoi ndaj Feronikelit ’74.

Për Ferizajn, kjo është fitorja e dytë rresht kurse golin e fitores e realizoi Edon Sadriu në minutën e 39-të.

Me këtë triumf, Ferizaj ngjitet përkohësisht në pozitën e katërt në tabelë me 41 pikë, gjashtë më pak se Malisheva që është e treta dhe pësoi humbje pas dy fitoreve rresht në kampionat.

Llapit pikët e plota ia siguroi Ardit Tahiri që shënoi nga penalltia në minutën e 45-të dhe me këtë fitore, ekipi i Tahir Batatinës ngjitet në pozitën e shtatë në tabelë me 36 pikë.

Ndërkohë, Feronikeli 74’ mbetet i fundit në tabelë me 14 pikë duke konfirmuar gjithnjë e më shumë rënien nga Superliga.

Teilen: