Thursday, 9. April 2026
Sport

Ferizaj fiton me përmbysje ndaj Ramiz Sadikut, vazhdon si lider në Grupin B

GS 19/04/2024 1 Min. Lesezeit

Ferizaj ka regjistruar fitoren e tretë rresht, për të vazhduar kryesimin në Grupin të Ligës së Parë.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Abazi triumfoi sot në udhëtim ndaj Ramiz Sadikut, në kuadër të javës së 23-të.

Ndeshja e zhvilluar në Prishtinë përfundoi me rezultatin 1:2.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Altin Ibrahimit, por ferizajasit përmbysen gjithçka në pjesën e dytë.

Të dy golat e fitores për “Ujqit” u shënuan nga Betim Haxhimusa.

Ferizaj pas kësaj fitore ka 54 pikë dhe është lider në tabelë, me një pikë më shumë se Prishtina e Re.

Ramiz Sadiku është i pesti me 28 pikë.

Teilen: